Pas zjarreve të mëdha disajavore në rajonin verilindor Evros, të konsideruara si më të mëdhenjtë në Evropë në dy dekadat e fundit, Greqia pritet të përballet me shi të dendur dhe stuhi, tha sot Observatori Kombëtar i Athinës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Fronti i motit të ftohtë, i cili do të sjellë shira dhe erëra të forta, si dhe stuhi të shpeshta, do të përfshijë pjesën më të madhe të vendit nga e hëna deri të mërkurën, tha observatori, duke shtuar se temperaturat e ajrit parashikohet të bien deri në 10 gradë Celsius.
Ndërkohë, Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile këshilloi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të marrin masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga rreziqet që sjellin dukuritë e rënda të motit.