Trafiku Urban ka bërë të ditur se për shkak të masave të reja antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, do të ketë reduktim të qarkullimit të autobusëve.
Nisja e fundit do të realizohet në ora 21:30.
Ndërkohë që nuk do të lejohet hyrja në transport publik pa maskë e që po ashtu udhëtarët duhet ë kenë certifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për reduktimin e orarit të qarkullimit të autobusëve!
Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 21.01.2022 lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 ju njoftojmë se nga data 22 janar 2022 deri më 4 shkurt 2022, kufizohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00 dhe nisja e fundit do të realizohet në ora 21:30.
Kërkojmë mirëkuptimin e juaj sepse jemi të obliguar ti zbatojmë këto masa të cilat kërkojmë ti zbatoni edhe ju sipas pikës së vendimit:
- [Transporti publik dhe ndërkombëtar]
- Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar pa maskë.
- Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.
- Stafi dhe pasagjerët e transportit publik duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura ne pikat: 26.1 & 26.2.
26.1 Certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;
26.2 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të paraqesin testin RT-PCR për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë;
Vendose maskën për ta mbrojtur vetën dhe të tjerët!
Për më shumë sqarime, kontaktoni Qendrën e Thirrjeve përmes telefonave në dispozicion apo aplikacionit Viber: 045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28 .