Autoritetet kanadeze do të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë për “referendumet e rreme” të mbajtura në rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Moska, tha Justin Trudeau.
Kryeministri kanadez vuri në dukje se Otava nuk do të njohë rezultatet e këtyre referendumeve, as përpjekjen e Rusisë për të aneksuar territoret e Ukrainës.
“Ne synojmë të vendosim sanksione kundër njerëzve dhe subjekteve që morën pjesë në këtë përpjekje të fundit për të minuar parimet e sovranitetit kombëtar (të Ukrainës) dhe janë përgjegjës për gjakderdhjen e vazhdueshme dhe të pakuptimtë në Ukrainë ”, tha Trudeau në një deklaratë./abcnews.al/