Për herë të parë në Shtetet Bashkuara të Amerikës, një firmë farmaceutike ka kërkuar që të lejohet të shesë pilula kontraceptive pa recetë.
Njoftimi vjen vetëm disa javë pasi Gjykata e Lartë e hodhi poshtë të drejtën kushtetuese për abortin.
Kompania HDA Pharma me bazë në Paris, thotë se aplikimi i saj në Administratën e Ushqimit dhe Barnave nuk ka lidhje.
Studimet kanë treguar se mbi 50 përqind, afërsisht 6.1 milionë shtatzënive në SHBA çdo vit janë të paqëllimshme.
Ndërsa pilulat e kontrollit të lindjes u miratuan për herë të parë për përdorim në SHBA më shumë se 60 vjet më parë, rreth një e treta e grave amerikane që janë përpjekur të marrin ose plotësojnë receta kanë raportuar se kanë vështirësi për ta bërë këtë.
Në nivel global, më shumë se 100 vende ofrojnë kontraceptivë oralë pa recetë, duke e bërë SHBA-në një nga vendet e pakta që kërkojnë një të tillë.
Disa organizata të mëdha amerikane të mjekimit, duke përfshirë Shoqatën Mjekësore Amerikane dhe Akademia Amerikane e Mjekëve Familjarë u kanë bërë thirrje autoriteteve amerikane të bëjnë të njëjtën gjë.
Frederique Welgryn, kryeshefi i Operacioneve Strategjike dhe Inovacionit në HRA Pharma, argumentoi se aplikimi i firmës ishte një “moment themelor” në kapitalin riprodhues në SHBA, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.