Një elefant tajlandez që iu dhurua Sri Lankës u kthye sot në atdheun e tij, pas një mosmarrëveshjeje diplomatike midis dy vendeve mbi akuzat për keqtrajtim, raportojnë mediat e huaja, përcjell Fol Drejt.
Në vitin 2001, autoritetet tajlandeze i dhanë Sri Lankës një elefant të quajtur Sak Surin (29), të cilin autoritetet e Colombo e quajtën Mutu Raja.
Megjithatë, në vitin 2022, Tajlanda kërkoi që elefanti të kthehej pas pretendimeve se ishte abuzuar në një tempull budist në jug të Sri Lankës, ku po qëndronte.
Elefanti kishte dhimbje dhe i mbuluar me abscese kur qeveria e Sri Lankës e mori atë nga tempulli në nëntor.
Grupet e të drejtave të kafshëve thanë se elefanti ishte përdorur për të transportuar trungje pemësh dhe ishte keqtrajtuar nga ata që u kujdesën për të.
Elefanti, me peshë katër tonë, u ngrit sot nga aeroporti në Colombo dhe pesë orë më vonë mbërriti në qytetin e Chiang Mai, në perëndim të Tajlandës. Sipas autoriteteve tajlandeze, riatdhesimi i tij kushtoi 700,000 dollarë (640,000 €).
Elefanti ishte në një kafaz gjigant të krijuar posaçërisht për të, në një aeroplan mallrash Ilyushin-76.
Autoritetet e Sri Lankës thanë se i kërkuan falje Tajlandës, e cila nga ana e saj ka vendosur të mos i dërgojë më elefantët e saj jashtë vendit.
Autoritetet tajlandeze dërgojnë rregullisht misione për të kontrolluar kushtet e jetesës së elefantëve që ishin dhuruar më parë. /FolDrejt/