Rasti ka ndodhur në Podujevë. Sipas raportit të policisë, akti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale me bashkëshorten, transmeton Fol Drejt.
Rasti është cilësuar si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”.
Sipas policisë, palët janë intervistuar dhe rasti është procesuar sipas udhëzimeve të prokurorit:
“Podujevë 20.12.2021-16:40. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale në familje në mes të dy bashkëshortëve, një mashkull dhe një femër kosovar/e, i dyshuari mashkull e ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur viktimën mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”/FolDrejt/