Zjarri pyjor i cili filloi më 12 korrik në rajonin La Teste-de-Buche në Gironde në jugperëndim të Francës, është shuar pas 45 ditësh përpjekje.
Mediat franceze, duke cituar një deklaratë të Guvernatorit të Girondes, thanë se zjarri që dëmtoi një sipërfaqe prej 7 mijë hektarësh është shuar nga zjarrfikësit mbrëmë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ndërkaq, një zjarr tjetër i cili filloi në të njëjtën ditë në rajonin Landiras të Girondes dhe ka djegur një sipërfaqe prej 20.400 hektarësh, nuk është shuar ende, megjithëse është vënë nën kontroll.
Edhe pse shumica e njerëzve të evakuuar në rajon janë kthyer, kthimet në rajonin tjetër pritet të fillojnë sot.
Rreziku i zjarreve në rajon, ende i lartë
Ndërkohë, alarmi portokalli ndaj rrezikut të thatësirës dhe zjarreve në rajon nuk është hequr ende.
Aktivitetet sportive dhe argëtuese në zonat pyjore janë të ndaluara ndërmjet orës 14:00 dhe 22:00, kurse hyrja në disa zona në rajon është e ndaluar gjatë gjithë ditës për shkak të rrezikut nga zjarret./FolDrejt/