Në moshën 74-vjeçare është ndarë nga jeta shkrimtari i njohur shqiptar Bardhyl Londo. Mësohet se prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë.
Pak ditë më parë, një prej miqve të tij, postoi në Facebook një shkrim ku tregonte se poeti “po luftonte në këto ditë të vështira me vdekjen”.
Por miqtë dhe familjarët kanë ndarë këtë të premte të 18 shkurtit lajmin e hidhur për vdekjen e tij.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka postuar në rrjetet sociale lajmin e hidhur dhe shkruan:
“Me trishtim të thellë ndajmë lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 74-vjeçare të poetit Bardhyl Londo, një ndër emrat më të rëndësishëm të poezisë shqipe, ish-redaktor pranë gazetës “Drita”, ish-Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve deri më 1998. Në Çmimet Kombëtare të Letërsisë organizuar nga QKLL-ja dhe Ministria e Kulturës më 2021, ai fitoi vlerësimin për vëllimin poetik “Prill i hidhur” si vepra më e mirë poetike”.
Ndër të tjera, Bardhyl Londo ka qënë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” (LSHA).
Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”./FolDrejt/