Shërbimi Kombëtar i Motit i ShBA (NWS) ka lëshuar një paralajmërim për stuhi shiu, erëra të forta dhe përmbytje të mundshme në zonat e Kalifornisë veriore dhe qendrore, pas reshjeve të mëdha të borës që goditën shtetin javën e kaluar, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Përveç Kalifornisë, një paralajmërim është lëshuar edhe për zonën e Gjirit të San Franciskos dhe Sacramenton, ndërsa kulmi i motit pritet sonte.
Rreth 26 milionë njerëz jetojnë në zonat që do të preken nga stuhitë e shiut, të cilat përfaqësojnë një rrezik shtesë, shton NWS.
Kjo është stuhia e dhjetë që godet zonën që nga Krishtlindjet, raporton Reuters.
Stuhitë në Kaliforni po bëhen më të shpeshta dhe intensive dhe ato, si periudhat e thatësirave të gjata në këtë shtet amerikan, janë rezultat i ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, sipas ekspertëve. /FolDrejt/