Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti në një konferencë për shtyp e pranoi se në Bruksel janë pajtuar në parim për planin franko-gjerman, shkruan Fol Drejt.
Sipas Kurtit, nuk ka pasur akt të nënshkrimit nga të dyja palët meqë pala serbe “nuk qe e gatshme ta nënshkruante”, por që megjithatë “patëm një takim pozitiv”.
Sipas Kurtit ka mbetur që “plani i zbatimit të përkthehet në terren”.
Kryeministri Kurti madje tha që dokumenti do të jetë i qasshëm për të gjithë, “dhe mund ta lexojnë edhe qytetarët, por edhe ekspertët”, por që ende mbetet për t’u dialoguar për sa i përket aspektit të zbatueshmërisë së këtij plani.
Ua kujtomë se sot në Bruksel Kurti u prit fillimisht nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE), Shefit për Politikë të Jashtme Josep Borrell dhe Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë Serbi Miroslav Lajçak.
Më pas në një takim trepalësh, ai u ballafaqua edhe me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Në konferencën për media ky i fundit nuk u shfaq entuziast, por la të nënkuptohet se palët janë pajtuar që ta përqendrojnë energjinë në planin e zbatimit./FolDrejt/