Mbretëresha Elizabeth do të vendoset këtë padite që të pushojë pranë bashkëshortit me të cilin jetoi për 73 vite. Arkivoli i Dukës ndodhet aktualisht në atë që quhet Royal Vault, poshtë Kështjellës Windsor, ku u vendos pas funeralit të tij më 17 prill të vitit që shkoi.
Mbretëresha do të dërgohet të në njëjtin vend pas një ceremonie që do të bëhet në orën 16.00. Por më pas, të dy ata do të lëvizen për një ceremoni private varrimi që do të mbahet në “King George VI Memorial Chapel”.
Më pas çifti do të varroset, arkivoli i Princit Philip do të qëndrojë krah atij të gruas së tij.
Pranverën e vitit të shkuar kur monarku 99-vjeçar u nda nga jeta u raportua se vendi ku ai do të varrosej do të ishte i përkohshmëm pasi me vdekjen e Mbretëreshës ata do të ribashkoheshin. Arkivoli i Mbretëreshës përgatit posaçërisht për të 30 vjet më parë, nga e njëjta firmë që realizoi atë të Phlip-it.
Çifti do të pushojë gjithashtu pranë eshtrave të babait të Mbretëreshës, Mbretit George VI, nënës së saj Nënës Mbretëreshë dhe motrës së saj, Princeshës Margaret, të cilët të gjithë prehen në atë që quhet “King George VI Memorial Chapel”. /abcnews.al/