Qeveria ka miratuar aktin normativ për kursimin e energjisë elektrike në kushtet e emergjencës energjetike të shpallur nga këshilli i ministrave.
Në nenin 4 të këtij akti normativ përcaktohet se institucionet e qeverisjes qendrore dhe ato të varësisë duhet të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike në masën 15% krahasuar me vitin e shkuar, transmeton Fol Drejt.
Ata do të bëjnë raportim pranë Task Forcës së Energjisë brenda 7 ditësh nga hyrja në fuqi e aktit normativ në lidhje me verifikimin e pajisjeve që konsumojnë shumë energji elektrike dhe masave të vendosura.
Mosarritja e pragut të vendosur për dy muaj nga ana e institucionit do pasohet me gjobë për titullarin e saj ose administratorin e ka përgjegjësi mbi subjektin apo objektin në fjalë.
Në masat e përcaktuar për konsumin e energjisë për abonentët jo familjarë është ndalimi i përdorimit të ajrit të kondicionuar në temperaturë jo më të ulët se 27 gradë gjatë verës dhe jo më të lartë se 21 gradë gjatë dimrit.
Ndërkohë është vendosur ndërprerja e ndriçimit të jashtëm të godinave pas orës 22:00, ndërprerja e ndriçimit rrugor dhe i objekteve të kulturës, monumenteve, shatërvanëve apo shesheve.
Në rast shkelje të këtij akti normativ, qeveria ka vendosur ndëshkimin me 50 mijë lekë gjobë./FolDrejt/