Thuhet se dielli nuk mbulohet me shoshë dhe se e vërteta triumfon ndaj të pavërtetës – herët ose vonë. Pavarësisht se është traditë politike e komunistëve që të thurin propaganda të rrejshme, pas një kohe edhe ata dalin përpara dritës së vërtetë. Kështu po ndodh së fundi me ujgurët në Kinë, ku kjo e fundit ka futur rreth një milion ujgurë muslimanë në kampet e përqendrimit, me pretekstin se do i “riedukojë” dhe “ndalojë nga ekstremizmi”.
Në fakt e vërteta është krejt ndryshe dhe tani, kur shumica e shteteve muslimanë dhe botërore nuk flasin për ujgurët, për të mos humbur kontratat miliona euro me Kinën, një ndihmë e veçantë u ka ardhur ujgurëve nga sportistët me zë.
Pas futbollistit të Arsenalit Mesut Ozil, i cili foli kundër shteteve muslimane që nuk u dalin në mbrojtje ujgurëve në Kinë, një mesazh me përkrahje morale për ujgurët vjen edhe nga ylli i ragbit në Zelandë të Re, Sonny Bill Williams .
“Është periudhë e dhimbshme, kur ne zgjedhim benefitet ekonomike përpara atyre njerëzore,” shkruajti Williams, i cili është konvertuar në musliman në 2009. Ai postoi edhe një foto me dy duar, ku dora e ngjyrosur me flamurin e kuq kinez, nxjer gjak mbi flamurin e kaltër të ujgurëve.
It’s a sad time when we choose economic benefits over humanity#Uyghurs 😢❤️🤲🏽 pic.twitter.com/F5EIwIOY7n
— Sonny Bill Williams (@SonnyBWilliams) December 22, 2019
Shpresojmë që guximin e sportistëve muslimanë, ta gjejnë edhe shtetet arabe dhe turkofone./Foldrejt.com