Këto ditë, ata janë në bregdetin e Durrësit ku po zhvillojnë një kamp stërvitor ndërkombëtar, të organizuar nga federata kosovare e xhudos. Në të marrin pjesë 10 shtete me 5 medalistë olimpikë, mes të cilëve kampionet aktuale olimpike të Kosovës dhe medalistë nga anglia e italia. Xhudistja Majlinda Kelmendi tregon për Top Channel se ftesa nga trajneri për të qenë në krah të tij ka ardhur 5 vite më parë, pas lojërave olimpike të rios, ku ajo mori medaljen e artë. po vetëm tani vendosi ta pranojë sfidën e re.
Majlinda Kelmendi: Trajneri im ka insistuar gjithmonë që unë të jem asistentja e tij. nuk është e lehtë të kesh 10 garues të mirë. thjesht nuk ke kohë për secilin dhe trajneri është shumë i lumtur që i jam bashkuar. i kemi ndarë garuesit dhe punët. për të është shumë më e lehtë dhe shpresoj shumë që nuk do ta zhgënjej.
Sfidat si trajnere janë krejtësisht të ndryshme nga ato si garuese, po Majlinda beson se do t’ia dalë mbanë që përvojën e saj si xhudiste t’ia përcjellë brezave të rinj për të cilët ka dhe një këshillë: “vetëbesim dhe shumë punë.
Majlinda Kelmendi: Kemi një brez të mirë, pas ekipit olimpik. kemi kadetë dhe junior me të cilët ia vlen me u marrë. unë do ua kaloj atyre krejt dijen dhe përvojën time gjatë 20 viteve karrierë. ka shumë hapësirë për përmirësime dhe duhet me punuar me ta dhe në anën psikologjike që të kenë më shumë vetëbesim. nuk mjafton vetëm talenti. unë gjithnjë e kam thënë se duhet punuar shumë, se unë nuk kam qenë më e talentuara e grupit, po qeshë më e suksesshmja pasi isha më punëtorja. Raporton topchannel.com percjell Foldrejt.com