Me rastin e përfundimit të punimeve të Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor, do të mbahet konferencë për media.
Në këtë konferencë pritet të flasin Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë-Zyra e Kryeministrit dhe Isak Skenderi, drejtor ekzekutiv, Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve, transmeton Fol Drejt.
Kjo konferencë pritet të mbahet prej orës 12:00, në “Swiss Diamond”, Prishtinë./FolDrejt/