Të hënën në mbrëmje në Winterthur të Zvicrës ka ndodhur një përledhjes mes shumë personave, ku në fund dy kanë mbetur të lënduar rëndë me thikë, shkruan blick.ch.
Siç bëri me dije policia kantoniale e Cyrihut, katër persona janë arrestuar për ngjarjen, përkundër tentativës të dy prej tyre për t’u arratisur në Gjermani. Ata u kapën në Gjermani. Të arrestuarit në Zvicër janë dy zviceranë (24 dhe 44 vjeç), kurse në Gjermani janë kapur dy kosovarë (33 dhe 42 vjeç).
Personat tashmë pritet të dalin përpara drejtësisë zvicerane./Foldrejt.com