Një person i cili paraprakisht kishte rezultuar pozitiv me koronavirus dhe ishte i shtritë në spitalin “8 Shtatori” në Shkup, kishte ikur nga spitali dhe më pas është gjetur nga pjesëtarët e policisë.
Nga Ministria për Punë të Brendshme informojnë se personi ka ikur në ora 21:30 dhe pas disa orëve të kërkimit, i njëjti është gjetur në ora 02:00 dhe është kthyer në spital.
“Me datë 06.10.2020 në ora 21:30, në spitalin “8 Shtatori” u denoncua se një pacient B.I nga Kumanova, ka ikur nga qendra kovid-19. Pas ndërmarrjes së aktiviteteve nga ana e policisë, personi është gjetur në ora 02:00 dhe është kthyer në spital” kanë njoftuar nga policia.
Ndërkaq drejtori i spitalit “8 Shtatori” thotë se nuk beson që ky pacient të kishte pasur kontakt me njerëz tjerë, ai shton se me siguri pacienti me forcë e ka hapur derën e spitalit.