Qeveria sllovake ka miratuar dërgimin e avionëve luftarakë MiG-29 në Ukrainë, tha të premten kryeministri Eduard Heger, duke rritur ndihmën ushtarake për Kievin.
Reuters raporton se një flotë prej 11 avionësh MiG-29 doli në pension verën e kaluar dhe shumica e tyre nuk janë në gjendje funksionale, raporton Guardian, përcjell Fol Drejt.
Ky veprim i qeverisë sllovake vjen pasi Polonia vendosi gjithashtu të dërgojë katër avionë luftarakë MiG-29 në Ukrainë të enjten.
“Së pari, fjalë për fjalë brenda disa ditësh, ne do të dërgojmë, me sa di unë, katër avionë në Ukrainë që janë plotësisht të gatshëm për të fluturuar”, tha Andrzej Duda në konferencën për shtyp. “Të tjerët po përgatiten, po servisojnë”.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se avionët mund të dorëzohen brenda katër deri në gjashtë javë. Duda tha se Polonia ka 10 deri në 20 avionë MiG-29./FolDrejt/