Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një ceremoni u prit me nderimet më të larta shtetërore nga Presidenti slloven, Borut Pahor.
Osmani, me ftesë të presidentit të Sllovenisë ka udhëtuar dje për vizitë zyrtare në këtë shtet.
Përmes Facebook-ut, Presidentja e vendit ka falënderuar Presidentin slloven për mikpritjen.
Osmani ka thënë se ‘Kosova është e bekuar me miq si Sllovenia’, gjersa ka ndarë fotografi nga vizita atje.
“Faleminderit për mikpritjen President Pahor. Kosova është e bekuar me miq si Sllovenia”, ka shkruar Osmani.