Pas prezantimit që do t’ia bëjë sot buxhetit në Prizren, kryeministri Kurti duket se do të niset drejt një destinacioni tjetër gjatë ditës së nesërme.
Me të njëjtën temë e qëllim takimi me qytetarët, kryeministri Kurti nesër do të qëndrojë në Mitrovicë.
Edhe aty do të shoqërohet nga ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ai i Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi, për ta prezantuar buxhetin e Kosovës për vitin 2023.
Takimi pritet të nisë në orën 17:00, në teatrin e qytetit “Muharrem Qena”./FolDrejt/