Kryeministri i shtetit fragjil të Libanit, Saad Hariri, ka dhënë dorëheqje të parakohshme pas protestave masive që ka kapluar vendin multi-fetar prej dy javësh, shkruan foldrejt.com.
“Unë po shkoj në Pallatin Baabda për të kërkuar dorëheqjen nga presidenti,” tha ai duke shtuar se protestat “historike” ia kishin pamundësuar të qëndrojë në pushtet. “Pushteti vjen dhe shkon, ajo çfarë mbetet është dinjiteti i njerëzve”.
Protestuesit kanë përshëndetur largimin e tij, por njëherësh kanë theksuar se shembullin e tij do e ndjekin edhe shumë politikanë tjerë.
Libani është vendi i vetëm arab me një përqindje të lartë të krishterëve arabë, por edhe muslimanët janë të ndarë gjysëm për gjysëm mes sunive dhe shiave./Foldrejt.com