Ky imazh është shpërndarë nga agjencia ruse e lajmeve TASS, ku thuhet se tregon Sergei Lavrov duke buzëqeshur para një pishine në Bali, raporton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Në minutat e fundit, dolën raporte se ministri i jashtëm rus ishte shtruar në spital pasi mbërriti në Indonezi për samitin e G20.
Rusia e ka mohuar me vendosmëri këtë dhe ministria e saj e jashtme ndau një video që shfaqte zotin Lavrov në dhomën e tij të hotelit.
Që atëherë, guvernatori i Balit i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Lavrov u dërgua në spital për një “kontroll” dhe më vonë u la në gjendje të mirë shëndetësore./FolDrejt/