Recep Tayyip Erdogan u përpoq të diskreditonte presidentin amerikan, Joe Biden, duke iu përgjigjur refuzimit të të parit për ta takuar.
Në veçanti, presidenti turk iu përgjigj gazetarëve të cilët e pyetën se si e komenton faktin që gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk mundi të linte një takim me të, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Erdogan, sipas korrespondentit të SKAI-t në Stamboll, Manolis Kostidis, është përgjigjur: “Për çfarë arsye?” Nëse ky është Biden , unë jam Erdogan”./FolDrejt/