Vargje njerëzish po krijohen para qendrave të vaksinimit kundër Covid-19 në Rumani, në kohën kur ky shtet po përballet me mbushje të spitaleve me pacientë.
Rumania e ka shkallën e dytë më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Evropian, por këtë javë, pas rritjes së numrit të të vdekurve dhe masave të reja kufizuese, një numër rekord i njerëzve po vaksinohen, shkruan Reuters, përcjell FolDrejt.com.
Në kryeqytetin Bukuresht, Dumitru Banu, 55 vjeç, i cili punon si vozitës, u vaksinua për t’iu shmangur kufizimeve të reja në lirinë e lëvizjes.
Në kohën kur Rumania po shënon shkallë rekorde të infeksioneve, rreth një e pesta e 45.503 viktimave të koronavirusit u shënuan vetëm këtë muaj.
Deri më tani, vetëm 38 për qind e popullsisë e ka marrë dozën e parë të vaksinës. Gati një milion prej tyre janë vaksinuar këtë muaj.