Zelenskyy shkarkoi dje kreun e SBU-së, Ivan Bakanov, dhe prokuroren e përgjithshme të Ukrainës, Irina Venicetova.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka vendosur të emërojë gjeneral brigade Vasil Malyuk si ushtrues detyre të shefit të Shërbimit të Sigurisë së vendit (SBU), shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas vendimit të publikuar në faqen e Presidencës, Malyuk, i cili është nënkryetar i institucionit, u emërua ushtrues i detyrës si shef i SBU-së.
Zelenskyy shkarkoi dje kreun e SBU-së, Ivan Bakanov, dhe prokuroren e përgjithshme të Ukrainës, Irina Venicetova.
Duke bërë një deklaratë për këtë temë, Zelenskyy tha se më shumë se 60 punonjës të Shërbimit të Sigurimit dhe të zbatimit të ligjit që mbetën në territoret e pushtuara bashkëpunuan me rusët dhe se kjo situatë ngjalli probleme serioze për administratorët./FolDrejt/