Pas tornados shkatërruese që goditi jugun e SHBA-së, presidenti amerikan, Joe Biden, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në shtetin e Misisipit herët në mëngjes.
Me këtë vendim, qarqet më të goditura të Carroll, Humphreys, Monroe dhe Sharkey në Delta e varfër e Mississippi u vunë në dispozicion nga buxheti federal, raporton AP.
Të paktën 26 persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën në një stuhi të rrezikshme që, e shoqëruar nga një tornado, u përhap në shtetin e Mississippi./FolDrejt/