Kandidati i LDK’së për kryeministër Avdullah Hoti ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar që pritet të votohet në seancën që po mbahet në Kuvend.
Pas prezantimit të kabinetit, Këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli ka thënë se AKR’ja nuk do të jetë pjesë e ekzekutivit të ri.
“Ashtu siç është deklaruar, pjesë e Qeverisë Hoti nuk do të jetë AKR”, ka shkruar Murseli në Facebook.
Në seancën e jashtëzakonshme ku pritet të votohet qeveria e Avdullah Hotit, ai ka prezantuar kabinetin që do të ketë 16 ministri dhe 4 zëvendëskryeminsitra.