Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi kanë mbërritur në Kiev
Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi do të vizitojnë sot Kievin për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, shkruan AA, transmeton FolDrejt.
Zyra e presidentit francez njoftoi se Macron, Scholz dhe Draghi u nisën nga Polonia për në Kiev me tren të enjten në mëngjes.
Takimi është planifikuar përpara samitit të javës së ardhshme të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel dhe samitit të NATO-s më 29 dhe 30 qershor në Madrid.
Gjatë vizitës në vendet fqinje të Ukrainës, Rumani dhe Moldavi të martën, Macron tha se një “mesazh mbështetjeje” duhet t’i dërgohet Ukrainës përpara se krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së të marrin vendime të rëndësishme në takimin e Brukselit.
Udhëheqësit duhet të marrin në konsideratë kërkesën e Ukrainës për statusin e kandidatit në BE./FolDrejt/