Izraeli është i gatshëm t’i vijë në ndihmë Shqipërisë në mbrojtjen kibernetike.
Garancitë iu dhanë ministres Olta Xhacka, nga zv/ministri zëvendësministri i Jashtëm Idan Roll, gjatë një takimi në Berlin.
“Kam folur me ministren e jashtëm shqiptare Xhacka Olta në Shaping. Unë shpreha vlerësimin e Izraelit për vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet e saj diplomatike me Iranin dhe ofrova të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë në mbrojtjen kibernetike. Ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet nesh”, tha Roll në Twitter./tch/