Irani njoftoi se pas sulmit të kryer ndaj ndërtesës së ambasadës së tij në Londër ka thirrur në Ministrinë e Jashtme ambasadorin e Britanisë së Madhe në Teheran.
Në një deklaratë nga faqja e Ministrisë së Jashtme iraniane thuhet se ambasadori britanik në Teheran, Simon Shercliff është thirrur në Ministrinë e Jashtme pas sulmit ndaj ndërtesës së ambasadës së Iranit në Londër, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë thuhet se ambasadorit i është dorëzuar notë proteste duke i rikujtuar “angazhimet e qeverisë britanike sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore”.
Ambasadori Shercliff ka shprehur keqardhje për sulmin dhe ka vënë në dukje se situatën do t’ia përcjellë Londrës dhe se shpreson që të mos përballet me probleme të tilla në të ardhmen./FolDrejt/