” Mjafton kaq.” Në këtë mënyrë ka reaguar edhe presidenti amerikan, Joe Biden , i cili ka bërë thirrje edhe një herë për “ndalimin e pushkëve ”, pas sulmit të ri vdekjeprurës në mitingun e Karolinës së Veriut.
“ Ne vajtuam dhe u lutëm përkrah shumë familjeve që janë detyruar të mbajnë barrën e tmerrshme të vrasjeve masive ”, tha Biden në deklaratën e tij, shkruan protothema.gr, transmeton Fol Drejt.
Përpjekjet e presidentit demokrat për të ndaluar armët sulmuese gjysmë-automatike deri më tani kanë hasur në rezistencë të fortë nga kongresmenët dhe senatorët republikanë.
“Amerikanët mbështesin këtë masë të arsyeshme për heqjen e armëve të luftës nga rrugët tona, ” shtoi Biden.
Në Raleigh, Karolina e Veriut, një 15-vjeçar vrau pesë persona dhe plagosi dy të tjerë duke qëlluar pa dallim nëpër një lagje. Ende nuk dihen motivet e sulmuesit, i cili ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Rreth 49,000 njerëz u vranë nga plumbat në SHBA në vitin 2021, që barazohet me më shumë se 130 vdekje në ditë – më shumë se gjysma e tyre vetëvrasje./FolDrejt/