Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar sot në Prishtinë ku është takuar me kryeministrin Albin Kurti.
I pyetur se a do të udhëtojë tani drejt Beogradit për t’u takuar me presidentin e Serbisë ,Aleksandër Vuçiq, Miroslav Lajçak ka thënë se me të mund të takohet në Nju-Jork në javën e ardhme.
Sipas tij, në javën e ardhshme në Nju-Jork do të qëndrojnë Aleksandar Vuçiq dhe Josep Borrell në kuadër të takimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./KlanKosova/