Zyra e kryetarit të qytetit të Nju Jorkut dhe guvernatori i shtetit thonë se po ndjekin nga afër situatën në Brooklyn ku mbetën të plagosur të paktën 13 persona.
Njerëzve u është kërkuar që të qëndrojnë larg zonës së stacionit “36th Street” në lagjen “Sunset Park”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Në një postim në Twitter, Fabien Levy, sekretari i shtypit për kryebashkiakun e NYC, Eric Adams, tha se kryebashkiaku tashmë është duke u informuar për situatën.
“Ndërsa mbledhim më shumë informacion, u kërkojmë banorëve të Nju Jorkut të qëndrojnë larg kësaj zone për sigurinë e tyre dhe në mënyrë që reaguesit e parë të mund të ndihmojnë ata në nevojë dhe të hetojnë,” tha ai.