Autoritetet filipinase kanë angazhuar pjesëtarët e forcave të armatosura në zonat e goditura nga tërmeti për operacione shpëtimi, njoftuan sot mediat shtetërore.
Një tërmet i fuqishëm prej 7 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi të mërkurën pjesën veriore të Filipineve, duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe dëmtim të infrastrukturës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Prej dje Batalioni i 24-t këmbësorik ndihmon në evakuimin e pacientëve në spitalet në Bangued, Abri. Njësitë ushtarake ndihmojnë në pastrimin e rrugëve, ofrojnë ndihmë në transportimin dhe zbatojnë operacion të kërkim-shpëtimit në zona të ndryshme në veri të Luzon-it”, tha zëdhënësi i forcave të armatosura kolonel Jorry Baclor.
Si pasojë e tërmetit humbën jetën 5 persona ndërsa 114 të tjerë u lënduan. Ndërkohë 3.456 familje, gjegjësisht rreth 13 mijë persona janë zhvendosur.
Qeveria ka themeluar Qendrën për evakuim./FolDrejt/