Pas tërmetit shkatërrues të së hënës, në Turqi janë regjistruar 648 pasgoditje, njoftoi sot Administrata e Situatave Emergjente.
Më shumë se 79,000 njerëz janë angazhuar në operacionet e shpëtimit dhe 5,402 automjete të rënda, kryesisht ekskavatorë, kamionë tërheqës, vinça, buldozerë, kamionë, rimorkio dhe grader, janë dërguar në zonat e prekura, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
U krijua një transport ajror për të transportuar personel dhe materiale nga Stambolli, Ankaraja dhe Izmiri në rajonin e prekur nga tërmeti./FolDrejt/