Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka ngushëlluar Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi qindra viktima në këto dy vende, shkruan Fol Drejt.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kurti u shpreh se Kosova është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë.
“Në vazhdën e tërmetit shkatërrues të mëngjesit të sotëm, shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për popullin e Turqisë dhe Sirisë, për familjet e viktimave dhe për ata që mbetën papritmas pa shtëpi”.
“Republika e Kosovës është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë”, shkroi Kurti.
Më herët, për tërmetin pati solidarizim edhe nga presidentja Vjosa Osmani, dhe liderët e opozitës parlamentare.
Sipas raportimeve, tërmeti prej 7.7 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, ka lënë të vdekur më shumë se 500 njerëz.
Numri vazhdon të rritet, teksa kërkimet vazhdojnë nën gërmadha. /FolDrejt/
In the wake of this morning's devastating earthquake, I extend my heartfelt sympathies to the people of Türkiye and Syria, to the families of the victims, and to those left suddenly without a home. The Republic of Kosova stands ready to assist at this difficult time.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 6, 2023