Pas humbjes së Theo Hernandez, Milani po ndjek nga afër situatën e Tonalit dhe së fundmi edhe të Maignan.
Portieri i cili ishte titullar me Francën në ndeshjen përballë Austrisë në Ligën e Kombeve luajti vetëm 45 minuta, pasi ndjeu shqetësim në pulpën e majtë.
Deschamps njoftoi se Maignan nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme ndaj Danimarkës.
Një ditë tensioni me pak fjalë për Stefano Piolin, i cili po shikon se si titullarit po i ikin një e nga një. /abcnews.al/