Ukraina është kthyer në një destinacion për futbollistët shqiptarë sërish. Vorlska Poltava bleu nga Tirana Ennur Totren.
Ditën e sotme ka zyrtarizuar edhe Chornomorets Odessa një shqiptar dhe ai është sulmuesi anësor, Realdo Fili.
Fieraku ishte pjesë e Botosani në Rumani së fundmi dhe tani ka pranuar të provojë një eksperiencë të re te Chornomorets Odessa.
Në të shkuarën në këtë klub është aktivizuar edhe sulmuesi Elis Bakaj. /abcnews.al/