Ministria e Jashtme e Türkiye-s (Turqisë) publikoi një mesazh ngushëllimi për personat që humbën jetën nga zjarri në kishën Abu Sifin në Egjipt.
“Me keqardhje të madhe mësohet se dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur nga zjarri më 14 gusht në kishën Abu sifin në Giza të Egjiptit”, thuhet në deklaratën e ministrisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Po ashtu shprehet ngushëllim për shtetin, popullin egjiptian dhe familjet e atyre që kanë humbur jetën në ngjarje si dhe urohet shërim i shpejtë për të plagosurit.
Në një deklaratë me shkrim nga Kisha Kopte në Egjipt ishte njoftuar se 41 persona humbën jetën ndërsa 14 të tjerë ishin plagosur nga një zjarr në një kishë në Giza që ndodhet në perëndim të kryeqytetit të vendit, Kajro./FolDrejt/