Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq është shprehur i tronditur për tragjedinë në Cetinë, ku është raportuar për 10 të vdekur.
Ai ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave, për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre.
“Të gjithë ne si shoqëri duhet të solidarizojmë me ta në këto kohë të vështira.”, ka shkruar Gjukanoviq në Twitter.
Edhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka reaguar pas tragjedisë në Cetinë. Ai ka deklaruar se ngjarja e sotme në Cetinje (Cetinë), është një tragjedi që Mali i Zi nuk e mban mend.
Tridhjetë e katër vjeçari V. B ka vrarë sot disa persona në Cetinë, më pas është vrarë. Vijesti, duke cituar burime nga policia dhe prokuroria, ka raportuar se të paktën 10 persona janë vrarë, katër persona janë transportuar në Qendrën Klinike dhe se mes të vdekurve ka edhe të mitur./21Media