Ministrat e Jashtëm evropianë do të zhvillojnë nesër e enjte, 22 shtator një takim të jashtëzakonshëm në New York.
Arsyeja e takimit urgjent është deklarata që presidenti rus Vladimir Putin, bëri këtë mëngjes.
Putini urdhëroi sot mobilizimin e ushtrisë ruse, teksa ka bërë thirrje që forcave ruse t’i bashkohen 300 mijë rezervistë për të luftuar në Ukrainë.
Mësohet se Ministrat e Jashtëm do të takohen në orët e para të mëngjesit nesër./abcnews.al/