Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pika kufitare në Merdare është mbyllur.
Si shkak i kësaj mbylljeje raportohet të jetë barrikada e vendosur në Kurshumli, rreth 2 km larg kufirit.
“Deri në njoftim tjetër PPK Merdare është e mbyllur”, ka thënë kjo Qendër.
Kujtojmë se RTS para pak kohësh njoftoi për vendosjen e barrikadës në Kurshumli, nga një grup prej 20 personazh serbë./FolDrejt/
Serbët vendosin barrikadë në Merdare si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve në Kosovë