Pas ngjarjes tragjike që rezultoi me vdekjen e 11 personave në Cetinje, ka reaguar edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Ai ka thënë se vendi që ai e drejton nuk mban mend të ketë ndodhur një tragjedi sikur kjo në Cetinje, njofton Klan Kosova.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinës”, është shprehur ai në Telegram.