Në kohën kur Turqia përgatitet të presë investimin mbi një miliard dollarësh nga firma automobilistike gjermane Volkswagen, një tjetër firmë automobilistike pritet të investojë qindra-milion euro në Turqi, shkruan SABAH, përcjell foldrejt.com.
Bëhet fjalë për Iran Khodro, shkurt IKCO, një firmë iraniane e njohur për zgjerimin e shitjeve të automjeteve në Lindjen e Mesme, që tani pritet të investojë në hapjen e një fabrike në provincën turke Van. Investimi do kushtojë plot 300 milion dollarë, si dhe do punësojë 600 persona si fillim. Në këtë fabirkë do prodhohen kryesisht minibusë.
Disa nga produktet e IKCO janë LX, Soren, Sarir Pars, 206 dhe X12./Foldrejt.com