Zyra e të drejtave të OKB-së do të hetojë për rastin e varrit masiv në Izyum
Një zëdhënëse e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut ka thënë se planifikon të dërgojë vëzhgues në Izium për të hetuar raportet e Ukrainës për një varr masiv atje, sipas Al Jazeera.
“Ata vëzhguesit synojnë të shkojnë atje për të provuar të përcaktojnë pak më shumë rreth asaj që mund të ketë ndodhur”, tha Liz Throssell në një konferencë shtypi në selinë e agjencisë në Gjenevë, pa dhënë një afat kohor.
Ajo tha se nuk mund të konfirmonte nëse trupat ndodheshin në një varr masiv apo në një seri varresh individuale./abcnews.al/