Në kohën kur Australia filloi të stabilizohet nga zjarret masive, një vendim kontestues erdhi nga qeveria e saj, me kërkesë të banorëve vendas aborixhinë, shkruan foldrejt.com. Mijëra deve janë gjuajtur me snajperë në jug të Australisë, si rezultat i të nxehtit përvëlues dhe se kjo kafshë pi shumë ujë.
Aborixhinët gjithashtu ishin ankuar se përveç konsumimit të ujit, devet kishin sjellur dëme të kënsiderueshme në shtëpitë e vendbanimeve të tyre.
“Duke kërkuar për ujë, ata kanë sjellur pasiguri në vendbanimet tona. Kemi frikë për sigurinë e fëmijëve tanë,” tha Marita Baker që jeton në Kanypi.
Në fakt metoda e vrasjeve ka sjellur kontestime nëpër botë, ku mes tjerash Turqia kishte kërkuar që të rishikohej vendimi i nxituar i qeverisë australiane. Poashtu zv.kryetari i Fondacionit Humanitar IHH-së, Serkan Nergis, tha se organizata e tij do të kontaktojë kolegët në Australi për të bërë ndonjë përpjekje që mund të bëhet për situatën.
Në rast të vrasjes masive të deveve, Nergis ofroi të përdorte mishin në dobi të personave në nevojë.
“Për shembull, mishi i tyre mund të shpërndahet tek nevojtarët. Shpresoj që të mund të fitojmë ndonjë rezultat”, shkroi ai në rrjeter sociale.
Devet janë sjellur në Australi në shekullin e XIX-të nga kolonizatorët europianë. Megjithatë, popullata e tyre është shtuar ndjeshëm në dekadat e fundit./Foldrejt.com