Pasagjerët u evakuuan nga një aeroplan në Paris mes dyshimeve për një pajisje shpërthyese në një fluturim të Air France që kishte mbërritur nga Çadi.
Ministri i brendshëm francez Gérald Darmanin kishte thënë se një qelizë e krizës qeveritare ishte hapur me kërkesë të kryeministrit. Sidoqoftë, ai më vonë shkroi në Twitter se “asnjë mjet shpërthyes nuk është gjetur” në bordin e Air France Flight AF865. “Fundi i ndërhyrjes, asnjë mjet shpërthyes nuk u gjet në bord,” shkroi ai, raporton Euro News, percjell Foldrejt.com