Aeroplani “then” udhën.
U nis me linjën Prishtinë-Stuttgart, aeroplani detyrohet të kthehet në pistë pas 30 minutave të ngritjes në ajër, transmeton Fol Drejt.
Burimet bëjnë të ditura se kjo gjendje shkaktoi panik te udhëtarët e madje edhe alivanosje.
Shkak i këtij kthimi besohet të ketë qenë defekti teknik i aeroplanit, gjë që ka detyruar pilotin që të kthejë udhën.
“Mas 30 minutave u kthy aeroplani se shkaku i një defekti kanë mbetë udhëtarët pa oksigjen. Ishin kanë shumë rrezik“, raportojnë burimet./FolDrejt/