Një konflikt në komunikacion ka ndodhur sot në Prizren, ku pasagjeri i një veture dyshohet se ka sulmuar me thikë një këmbësor.
Lajmi është konfirmuar për mediat edhe nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Ankaraja, në Prizren, pas një fjalosje në komunikacion, një person, pasagjer në një veturë del nga automjeti dhe godet me thikë këmbësorin i cili ishte duke kaluar rrugën. Viktima A.M. 27 vjeçar është jashtë rrezikut për jetë. Policia është duke marr me rastin dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e kryesit të veprës”, thuhet në njoftimin e tyre