Pasaportat më të fuqishme në botë vijojnë të jenë ajo e Japonisë dhe Singapurit, me të cilat mund të udhëtohet pa viza në 189 shtete të botës. Kursë në fund të listës ndodhen Siria, Iraku dhe Afganistani, ku mund të udhëtohet pa viza vetëm në 20 shtete të botës, informon foldrejt.com, duke u bazuar në “Henley and partners”.
Pasaporta e Maqedonisë sipas indeksit të “Henley and partners” është radhitur në vendin e 46 në botë, me 123 shtete udhëtime pa vizë, kurse në rajon pasaportën më të fuqishme ka Greqia (183 shtete pa vizë).
Me pasaportën e Sllovenisë mund të udhëtohet pa viza në 179 vende, me të Bullgarisë në 168, të Kroacisë 167, të Serbisë 131, të Malit të Zi në 121, të Bosnjë e Hercegovinës në 116, të Shqipërisë në 113, ndërsa me të Turqisë në 110 vende. Më të dobët nga të gjithë e ka Kosova, kjo për shkak se BE nuk ka liberalizuar akoma vizat./Foldrejt.com